Foto: Llapi.info

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 97 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 5 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.208.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur për 9 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Prej tyre, 6 janë në qytet dhe nga një rast në fshatrat; Dobërdol, Metehi dhe Sfeçël.  

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.442 të tilla. Prej tyre, 2.208 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 6.559 raste aktive me COVID-19./Llapi.info