Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 92 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.788mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 16 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 29 raste, Gjilan 18 raste, Rahovec 7 raste, Prizren, Ferizaj nga 6 raste, Mitrovicë dhe Pejë nga 4 raste, 3 raste në Klinë, Gjakovë, Fushë-Kosovë, Skenderaj dhe Vushtrri nga 2 raste, dhe nga 1 rast në Lipjan, Graçanicë, Deçan, Novobërdë, Suharekë, Gllogoc dhe Kaçanik.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,365 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,266 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442./Llapi.info