Salla e teatrit të Podujevës do të fillojë të renovohet së shpejti, pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë 90 mijë euro Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Podujevë për renovimin e kësaj salle, raporton Llapi.info.

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Podujevë, Agron Gërguri, në një intervistë dhënë portalit “Llapi.info” ka thënë se renovimi i sallës së teatrit do të fillojë së shpejti, pasi gjendja në të cilën ajo është tani është për t’u dhimbësur.

“Mjetet që i kanë lëshuar 1 milion, i kemi destinu për një kompleks sportiv të hapur te Gjimnazi “Akeksandër Xhuvani”, e cila është t’u ndërtu. U nis me u ba një fushë sportive e hapur për të gjitha sportet e vogla. Edhe i kam ndarë disa mjete për rregullimin e sallës së Qendrës së Kulturës, pasi nuk e kem një Qendër të Kulturës si duhet. Kjo sallë kur t’hish i sheh do ulëse të mira, s’ka nyje sanitare hiç, mbrapa nuk ka kurrëfar qasje sanitare hiç, nuk ka zhveshtore, as hymje poradike, as makiazh, asgjë që duhet me pas. Edhe po du me i ba krejt”, ka thënë Gërguri për Llapi.info.

Ai ka treguar renovimet që do të bëhen në këtë sallë.

“Po du me ndreq sallën. Me hjek ata llaminat, se horë jena ba me ta, se kërkund në botë nuk ka sallë të teatrit me llaminat. Llaminatin e hjekin edhe prej shpiave e jo me pas sallen e teatrit . Me ba një byfe për njerëzit e teatrit, me rregullu pjesën tjetër. 90.000 mijë janë nda për këtë. Sa t’muj ma shpejt kam me fillu, nesër me kanë sen ja kisha nis. Mue mu ka dhimt mënyra se si është renovu kjo sallë”, ka shtuar më tej Gërguri.

Poashtu, Gërguri ka përmendur faktin se teatri si insitutucion nuk mund të bëhet për pa e pasur ligjin.

“Teatri nuk bëhet për pa e pas ligjin. Si institucion nuk bëhet. Institucioni e ka rregullativën që ja mundëson me funksionu”, ka thënë Agron Gërguri./Llapi.info