Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 9 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.575 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 8 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 4 raste, Gjilan 2 raste, 1 rast në Gjakovë, 1 rast në Junik dhe 1 në Pejë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,819 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,262 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.405. Në total numri i rasteve aktive është 152./Llapi.info