Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 80 aksidente.

27 prej aksidenteve në trafik ishin me të lënduar ndërsa 53 vetëm me dëme materiale.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Pikërisht për rritjen e aksidenteve në trafik, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë një konferencë për media e cila do t’i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor.