Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 70 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.941 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve është raportuar një i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 8 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 23 raste, Prizren 6 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Podujevë 4 raste, Obiliqi 4 raste, Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë nga 3 raste, Rahovec, Gllogoc, Deçan, Kaçanik nga 2 raste, Pejë, Viti, Gjakovë, Vushtrri dhe Fushë-Kosovës nga 1 rast.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,203 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,273 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.641. Në total numri i rasteve aktive është 366./Llapi.info