Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 7 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.202 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 2 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtina me 5 raste, 1 në Gjilan dhe 1 në Pejë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,903 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.536. Në total numri i rasteve aktive është 104./Llapi.info