7 persona kanë mbetur të lënduar sot një aksident trafiku rreth orës 13:20 minuta në fshatin Penuh të Podujevës, raporton Llapi.info.

Lajmin për portalin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se të gjithë të lënduarit janë dërguar për në QKUK në Prishtinë. Sipas tij të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Siç shihet edhe në një video vetura është poshtë rrugës e rrokullisur dhe e përfshirë nga zjarri. Deri më tani shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen.

Pamjet nga Indeksonline: