Në Zvicër janë raportuar 66 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Autoriteti shëndetësor i Zvicrës (BAG) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1983 testime dhe 66 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Nuk është raportuar për raste të reja me fatalitet.

Në Zvicër që nga fillimi i pandemisë kanë testuar pozitiv 35.616 persona. 1707 prej tyre kanë vdekur si pasojë e virusit.