Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente komunikacioni pa të lënduar dhe 19 me të lënduar, dy prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.
Kështu thuhet në raportin e përditshëm të Policisë.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, afër fshatit Çagllavicë.

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në këtë aksident të rëndë trafiku.