Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi thotë se deri më tani janë pesë viktima nga kjo komunë nga koronavirusi. Ai thotë se qytetarët duhet t’i përfillin masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Nga data 1 qershor e deri më tani kemi 760 raste për një periudhë shumë të shkurtër kohore që e rrit shqetësimin tonë për përhapje edhe të mëtutjeshme të Covid-19”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.


Tha se janë 603 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë.

“Fatmirësisht dy ditëve të fundit kishim rreth 60 qytetarë të shëruar për të na e ulur pak numrin e rasteve aktive ne kryeqytet. Me rastet e ditës së djeshme kemi 603 raste aktive dhe 237 raste të shëruar dhe 5 raste të cilat kanë përfunduar me fatalitet pa llogaritur rastet e djeshme që nuk e dijmë nëse janë nga Prishtina”, tha ai