Quique Setien ka disa detyra të mëdha tek posti i trajnerit të ri të Barcelonës.

Quique Setien është emëruar trajner i ri i Barcelonës.

Ai zuri vendin e Ernesto Valverdes i cili u shkarkua nga posti.

Setien ka trashëguar skuadrën në pozitën e parë në La Ligë mirëpo me disa probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka publikuar gjashtë detyrat kryesore të tij në pankinën e gjigantit katalan, transmeton lajmi.net.

  1. Rikthimi i intensitetit dhe vazhdimësisë në skuadër.
  2. Zgjidhja e mungesës së Luis Suarezit për të kompletuar treshen e sulmit.
  3. Rikuperimi i mbrojtjes solide.
  4. Përcaktimi i një moduli, rikthimi i kontrollit të topit dhe lojës.
  5. Konfirmimi i depërtimeve me vlerë nga akademia e Barcelonës.
  6. Rikuperimi i futbollistëve si Sergi Roberto, Arturo Vidal, Arthur, Junior, Umtiti, Dembele.