Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 58 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.816 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 2 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.239.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë dhe i njëjti është nga qyteti.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 107.178 të tilla. Prej tyre, 2.239 pacientë kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 101.099 persona. Aktualisht janë edhe 3.840 raste aktive me COVID-19./Llapi.info