Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 58 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.669 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 3 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Klinë 6 raste, 4 raste në Obiliq, Shtime, Gjakovë dhe Lipjan, 3 raste në Gjilan, 2 raste në Prizren, Pejë, Viti dhe Fushë – Kosovë dhe nga një rast në Gllogoc, Istog, Skenderaj dhe Podujevë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,131 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,265 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.616. Në total numri i rasteve aktive është 250./Llapi.info