Ka shkuar në 56 numri i të vdekurve nga korovirusi në Wuhan të Kinës.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se përhapja e këtij virusi është duke u përshpejtuar atje.

Ai në mbledhjen e qeverisë që mbajti me zyrtarët e tij deklaroi që Kina po përballet me një situatë të rëndë.

Virusi i quajtur “koronaviurs” ka prekur deri tani në tërë Kininën 2000 njerëz. SHBA-ja ka njoftuar se konsullata e tyre në Wuhan do të evakuohet.

Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë ka treguar për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan.

Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.