Foto ilustrim

Numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë në Kosovë vazhdon të jetë i lartë dhe duke shënuar rritje.

Kështu, në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku, prej tyre 16 me të lënduar dhe 34 pa lëndime në njerëz.

Sipas raportit, në këtë periudhë policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 468 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Derisa, raportohet se janë arrestuar 22 persona, 16 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.