Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 5 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 4.014 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 155 pacientë.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë dhe i njëjti është nga qyteti.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,512 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,246 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 104.343. Në total numri i rasteve aktive është 923./Llapi.info