Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 4 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.476 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 5 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 3 raste dhe 1 në Gjakovë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,883 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,264 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.514. Në total numri i rasteve aktive është 105./Llapi.info