Gjykata e Kukësit ka vendosur të dënojë me nga 4 muaj burg dy të rinjtë që ndodhen në qeli për protestën e zhvilluar për taksën e “Rrugës së Kombit”.
Vendimi për Elton Cengu dhe Vasil Laçin është dhënë gjatë ditës së sotme.

Sipas vendimit të gjykatës, burgu për Cengun dhe Laçin do të fillojë që ditën e arrestimit nga forcat speciale që terrorizuan qytetarët pas protestës epike të 31 marsit. /albeu.com/