Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar të shtunën 36 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 201 testeve, raporton Llapi.info.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, thuhet në njoftim.

Krahas rasteve të reja, sot janë shëruar edhe 8 pacientë nga ky virus, gjersa numri i të shëruarave ka arritur në 884.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më sot në Kosovë janë prekur me COVID-19 1 mijë e 194 persona. Prej tyre, 884 janë shëruar, kurse 30 pacientë tashmë kanë ndërruar jetë./Llapi.info