Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 35 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.199 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 180 pacientë.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë dhe i njëjti është nga qyteti.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 107.213 të tilla. Prej tyre, 2.239 pacientë kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 101.279 persona. Aktualisht janë edhe 3.695 raste aktive me COVID-19./Llapi.info