Gazeta Sinjali raportoi për një aksident të rëndë trafiku mes një kamioni dhe një furgoni që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, me ç’rast shoferi i furgonit ka marrë lëndime të rënda.

Nga Spitali i Ferizajt kanë thënë për Gazetën Sinjali se një person i moshës rreh 34-vjeçare është dërguar në emergjencën e këtij spitali dhe më pas është transferuar në QKUK.

I lënduari është dërguar në QKUK dhe për momentin është në intubim, thanë për Sinjalin nga Emergjenca e QKUK-së.

“Pacientin e ka sjellë në gjendje të rëndë prej spitalit të Ferizajt. I njëjti ka lëndime të rënda dhe janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Pacienti është në intubim dhe gjendjen e ka të rëndë.”

Ndërsa nga Policia kanë dhënë më shumë detaje se si ndodhi aksidenti.

“Sot në ora 15:25, në autostradën “Arbër Xhaferi” në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, të përfshira në aksident janë; një automjet dhe një kamion, meqë rast përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit. Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kane dale në vendin e aksidentit, i lënduari është përcjell për trajtim mjekësorë, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim te trafikut ne autostradë po merret me procedurat tjera ne vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.