Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

“TS 10/04 kV Sekiraqa-Mulliri (Kodi: 14000009073) prej orës 10:00 deri në ora 11:00. Vendet: Sekiraqa dhe Mulliri.

Arsyeja: Vendosja e kabllos së re në trafostacin dhe energjizimi i saj në projektin “Sekiraqa Mulliri ” LOT 7”, thuhet në njoftim. Sipas KEDS-it këto vende do të mbesin pa rrymë të shtunën.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Ballovc (Kodi 14000008) nga ora 08:30 deri në ora 16:30.

Vendet: Surkishi, Lladoci, Sfeçël, Dumosh, Shajkoci, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakinica dhe Turuçica. Arsyeja: Dislokimi i trasnformatorit së bashku me orman – Shtrirja e përçuesit të LP të ri me pajisjet përcjellëse”, ka njoftuar KEDS-i për vendet që do të mbesin pa rrymë më 6 korrik./Llap.info