Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 31 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.012 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 95 pacientë.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 3 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Një rast është në qytet, një në fshatin Gllamnik dhe një në fshatin Dumnicë e Epërme

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 107.244 të tilla. Prej tyre, 2.239 pacientë kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 101.374 persona. Aktualisht janë edhe 3.631 raste aktive me COVID-19./Llapi.info