Një aeroplan ushtarak që mbante 92 persona në bord është rrëzuar në Filipinet e Jugut, ku deri më tani raportohet për 29 të vdekur e 50 të mbijetuar.

Ndërsa 17 nga pasagjerët akoma raportohen të zhdukur.

Avioni me trupat po lëvizte për të marrë të diplomuarit e rinj të shkollës ushtarake në vendin e detyrës, shkruan NTV, përcjell Klankosova.tv.

Ministri i Mbrojtjes Delfin Lorenzana ka treguar që ne bord ishin tre pilotë dhe pesë anëtarë të tjerë të ekuipazhit, sipas raporteve të tij fillestare.