27 të vdekur në Portugali

Foto ilustrim

Së paku 27 persona kanë mbetur të vdekur nga zjarret në Portugali, njofton Klan Kosova.

Më shumë se 50 persona janë lënduar rëndë.

Një zëdhënëse e Mbrojtjes Civile në Portugali ka thënë se zjarrfikësit po provojnë të bëjnë ndaljen e 145 zjarreve të shpërndara, ndërsa 32 prej këtyre zjarreve kanë qenë të mëdha.

“Mund ta konfirmojmë se 27 persona kanë vdekur në distriktin e Coimbra në Castelo Branco, Viseu dhe Guarda”, ka thënë Patricia Gaspar për AFP.