Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 27 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 472 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë me COVID-19, kurse janë shëruar 119 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,167. Deri tash janë raportuar 87 viktima, kurse 6,608 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 173 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 5.798 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 2.261 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 159,107 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,899 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 146,444. Në total numri i rasteve aktive është 9.764./Llapi.info