26 vjeçari me inicialet SH.K., i ka dhënë fund jetës së tij sot në qytetin e Gjilanit.

Ai është gjetur i varur me litar në shtëpinë ku banonte, ndërsa policia me të marrë lajmin ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka filluar të merret me rastin ku po cilësohet si vetëvrasje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmoj se një person është vetëvrarë gjatë orëve të para të drekës. Dyshohet se personi ka kryer vetëvrasje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat që kanë dërguar viktimën drejt vetëvrasjes”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.

Kurse në muajin që kemi lënë pas kanë ndodhur edhe dy vetëvrasje të tjera, në Shtime dhe në Istog.