Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar edhe 250 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 454 mostrave, raporton Llapi.info.

Në Kosovë, gjatë 24-orëve të fundit, kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë që kanë qenë të prekur me virusin korona, duke bërë kështu që numri i vikamave të arrijë në 256.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur edhe për një rast nga qyteti i Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, në Kosovë janë shëruar edhe 126 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 4.989.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tash, janë regjistruar  9.049 raste pozitive, gjersa raste aktive mbesin edhe 3.804./Llapi.info