Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 25 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.333 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.226.

“Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë dhe i njëjti është nga fshati Bellopojë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.939 të tilla. Prej tyre, 2.226 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 4.889 raste aktive me COVID-19./Llapi.info