Edhe 245 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas testimit të 468 mostrave  të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë edhe 13 pacientë, duke çuar në total numrin e viktimave në 249.

Siç thuhet në njoftimin e Institutit, 24 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Sipas njoftimit, rastet e reja janë 9 nga qyteti, 3 në Pakashticë të Epërme, 2 në Bajçinë dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bradash, Dobratin, Gllamnik, Gërdoc, Llugë, Lupç i Poshtëm, Sallabajë, Sfeçël, Siboc i Epërm.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 4,863

Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkaq, raste aktive mbeten edhe 3.687./Llapi.info