Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 23 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.120 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 130 pacientë.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 1 rast pozitiv me COVID-19 në Podujevë dhe i njëjti është në fshatin Gllamnik.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 107.405 të tilla. Prej tyre, 2.243 pacientë kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 102.782 persona. Aktualisht janë edhe 2.380 raste aktive me COVID-19./Llapi.info