Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar edhe 224 raste të reja me virusin korona, pas testimit 434, raporton Llapi.info.

Gjatë 24-orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë, duke çuar në total numrin e viktimave në 236.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, shtatë raste të reja me COVID-19 janë në Komunën e Podujevës. Siç thuhet nga Instituti, rastet e reja janë 5 nga qyteti dhe me nga një rast në fshatrat Dobërdol dhe Dyz.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot janë shëruar edhe 152 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars në Kosovë, numri i të infektuarve ka arritur në  8.554. Sipas njoftimit, raste aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,588./Llapi.info