Edhe 21 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë, njofton Llapi.info.

“Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar 10 pacientë nga ky virus, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782.

“Nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, vijon njoftimi./Llapi.info