Sipas Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë, rreth 19.3 milionë njerëz që jetojnë në Gjermani kanë prejardhje emigrante. Kjo shifër u rrit 4.4 për qind krahasuar me shifrat e vitit 2016.

Kjo zyrë e përkufizon me “origjinë migrante” një person që nuk ka lindur në Gjermani ose që ka të paktën një prind që nuk është shtetas gjerman, shkruan Deutsche Welle, përcjellë Klan Kosova.

Nga rreth 19.3 milionë njerëz me origjinë emigrante, 14 përqind e tyre janë turq, 11 % polak, 7 % rus, 6 % kazak dhe 4 % rumun.

Prej këtyre personave me prejardhje të huaj, 13.2 milionë e tyre kishin emigruar në Gjermani vetë, transmeton Klan Kosova.

Arsyet familjare ishin faktori më i rëndësishëm i listuar nga pjesëmarrësit lidhur me motivet e tyre për të emigruar në Gjermani.

Zyrja në fjalë gjithashtu shtroi pyetjen se cilat gjuhë fliten më shpesh në shtëpi. Ata zbuluan se nga 24 milion familje me më shumë se një person, gjuhët e huaja fliten kryesisht në 2.5 milion prej tyre.