463 mostra janë testuar në 24-orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 181 kanë rezultuar pozitive me virusin korona, raporton Llapi.info.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë me COVID-19, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 303.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 12 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 6 nga qyteti dhe me nga një rast në fshatrat; Gërdoc, Lluzhan, Lupç i Poshtëm, Metehi, Sekiraçë dhe Zakutë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480.

Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkaq, raste aktive mbeten edhe 3.961./Llapi.info