Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar të shtunën 178 raste të reja me virusin korona, pas 346 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, tri raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, 50 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 1,874 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Kurse, raste aktive janë 1,416.

Marrë parasysh të dhënat fundit, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, deri më 4 korrik, në Kosovë janë regjistruar 3,356 raste me COVID-19. Prej tyre, 66 pacientë kanë ndërruar jetë dhe që të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info