Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 170 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.545 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.202.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur për 7 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Prej tyre, 4 janë në qytet dhe nga një rast në fshatrat; Batllavë, Dobërdol dhe Katunishtë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.192 të tilla. Prej tyre, 2.202 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 6.993 raste aktive me COVID-19./Llapi.info