Shpërngulja e shumë të rinjve drejt vendeve evropiane ka dalë opsion i suksesshëm. Në vende të ndryshme të perëndimit, talentët kosovarë po vazhdojnë të korrin suksese, shkruan Llapi.info

E këtë e ka ‘vulosur’ edhe 17-vjeçari nga fshati Llugë i Podujevës, Lorent Glloboderi. I riu ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me njërin ndër klubet më të mëdha në Gjermani, Bayern Munich.

Ai tashmë është pjesë e akademisë së klubit bavarez dhe ka arritur marrëveshje për pesë vjet.

Ndërkohë, llapjani ka stërvitur edhe me klube kosovare përpara se të emigrojë në Gjermani, ku edhe tani ka shënuar sukseset e para në futboll./Llapi.info