Ushqimet e shpejta dhe me shumë sheqer mund të shkaktojnë kancerin.

17 ushqimet kancerogjene që ju duhet të ti ndaloni:

Pijet me gaz– Ndër pijet më të rrezikshmëri jo vetëm pse përmban shumë sheqer por edhe nga ngjyra karamele e saj.

Këto pije përmbajnë pigmente artificiale të ngjyrës karamel, raporton “Gadgets Now”, transmeton lajmi.net.

Mishi i kuq në grill – Gatimi i mishit të kuq në grill rrezikon ta shkaktojë kancerin nga temperaturat shumë të larta që mishi përgatitet.

Kokoshkat në mikrovalë – Gjalpi në kokoshkat e mikrovalës dhe toksinat gjatë gatimit janë të dëmshme gjatë përdorimit.

Ushqimi i konservuar, sidomos domatet – Kanaqet që përdoren për ushqim të konservuar përmbajnë kimikatin BPA. Domatet janë shumë të shëndetshme por paketimi ndikon keq në to.

Vaji i hidrogjenuar – Vaji nga perimet nuk është i bërë i gjithi në mënyrë natyrale por përmban disa procese kimike që përzihen në të.

Salmoni i kultivuar – Salmon është njëri ndër ushqimet me më shumë proteinë. Salmon i kultivuar në ferma nuk është zhvilluar në mënyrë natyrale por është i ushqyer me kemikate, pesticide dhe antibiotikë të ndryshëm.

Sheqeri diabetik – Shumica e sheqernave diabetike janë të përbërë nga disa kimikate, nuk ka shumë të dhëna që dëshmojnë sigurinë e përdorimit të tij.

Mielli i bardhë i rafinuar – Procesi i rafinimit humb shumë vlera ushqyese.

Frutat dhe pemët jo organike – Frutat dhe pemët janë shumë të shëndetshme por pesticidet në to ndikojnë në mënyrë negative.

Mishi i përpunuar – Procesi i përpunimit të mishit duke vendosur shumë kripë dhe kemikate shkakton rrezik të madh.

Çipsat të bërë nga patatja – Kripa dhe ngjyra artificiale në të rrezik për përdorim.

Ushqimi nga organizmat e modifikuar – Këto ushqime janë të modifikuara që tu rezistojnë dëmeve dhe rreziqeve të jashtme.

Alkooli – Për alkoolin kemi informata të mjaftueshme andaj preferohet që të pini sa më pak alkool.

Sheqeri i rafinuar – Kanceri preferon të ushqehet nga sheqeri kështu që qëndroni larg gjërave të ëmbla.

Margarina – Margarina është konsideruar si gjalpi më i shëndetshëm por përbërja e tij nga vaji i perimeve të hidrogjenuara vërteton të kundërtën.

Ushqimi dietal – Ushqimi dietal përmban sheqerna artificial që të zëvendësojë dhjamin e humbur gjatë dietës.

Pomfritat – Ndër shijet më të preferuara por që përmbajnë shumë kripë dhe vaj, rreziku më i madh ndaj kancerit. /Lajmi.net/