Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 17 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.580 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 8 pacientë. Rastet e reja janë nga Gjilani me 5 raste, Prishtina me 5 raste, 3 raste në Mitrovicë dhe nga një rast në Komunat: Deçan, Gjakovë, Vushtrri dhe Prizren.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,785 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,260 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.353 Në total numri i rasteve aktive është 172./Llapi.info