Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot ka pranuar projektin 160 mijë eurosh për ndërtimin e tribunës dhe objekteve përcjellëse të stadiumit të qytetit “Zahir Pajaziti”, njofton Llapi.info.

Këtë Veliu e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se ky projekt i është dorëzuar sot atij nga drejtori i departamentit të sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ibër Alaj.

“Sot, nga drejtori i departamentit të sportin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ibër Alaj pranova projektin për ndërtimin e tribunës dhe objekteve përcjellëse në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Për realizimin e tërësishëm të këtij projekti Komuna ka ndarë rreth 160 mijë euro. Ndërsa projekti do të mbështetet financiarisht edhe nga MKRS dhe Federata e Futbollit të Kosovës” ka shkruar ai.

Përurimi i stadiumit të qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti” është bërë 3 nëntor të vitit të kaluar./Llapi.info