Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 811 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, kurse janë shëruar 123 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,088. Deri tash janë raportuar 84 viktima, kurse 6,193 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 410 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 8.789 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.732 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 155,028 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,845 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 140,682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501./Llapi.info