Dy persona kanë shkrepur dhjetëra plumba në drejtim të një shtëpie në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, nga këto të shtëna nuk ka të lënduar, derisa janë dëmtuar orenditë shtëpiake dhe një veturë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur në afërsi të shtëpisë së tij kanë zbritur nga një motoçikletë dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së ankuesit. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja dhe 2 predha. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dyert e shtëpisë së ankuesit dhe një veturë me targa vendore”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info