Një vjedhje e pazakontë ka dje në Fushë Kosovë.

Siç raportoi dje Reporteri.net, tre persona të moshës 16 dhe 17 vjeçar kanë kryer vjedhje të armatosur në Viva Fresh në Fushë Kosovë.

E sot Policia ka njoftuar se vjedhja është kryer me një armë lodër.

Policia ka thënë se katër të dyshuar të mitur, në një market pasi kanë marrë disa gjëra ushqimore me vlerë rreth 25 euro, njëri prej tyre ka drejtuar armën (pistoletë lodër) punëtorit të sigurimit, e me pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësia policore ka arrit ti gjejë dhe ti shoqëroj në stacionin policor të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.