Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të shtunën ka regjistruar 9 viktima dhe 145 raste pozitive me COVID-19, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, numri i viktimave në Kosovë ka arritur në 390. Siç ka njoftuar IKSHPK-ja, katër raste të reja me virusin korona janë nga Podujeva. 3 në qytet dhe një në fshatin Bradash.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 viktima që nga përhapja e virusit në Kosovë./Llapi.info