14 muajshja që skijon (VIDEO)

Vajza 14 muajshe, që quhet Solan henderson, vetëm pak javë pasi filloi t’i bënte hapat e saj të parë, mësoi që të skijonte me snowboard.

Prindërit e saj Katie Henderson 29 vjeçare dhe babai Zachary Henderson nga North Salt Lake nga Utah të Amerikës, janë tipa aventurierë. Në udhëtimin e tyre të fundit në një resort malor, ata vendosën t’i mësojnë vajzës së tyre pak skijim.

Dhe u shkoi shumë mirë.

Ajo po rrëshqiste mbi borë me një lehtësi të jashtëzakonshme.

“Ishim shumë krenarë për të. Ishim të impresionuar se si ia arrinte që të rrëshqiste mbi borë”, ka thënë Katie, nëna e Solan, për ABC News.

Katie thotë se ajo duhet t’i ketë ngjarë babait për shkak se ai ishte gjithmonë një skiator i balancuar.

Videoja e Solan duke skijuar me Snowboard, është shikuar afër 1 milionë herë.