138 orë në ajër, rekordi i ri i udhëtimit me balon

Dy pilotë të një balone të mbushur me helium kanë thyer rekordin e udhëtimit me një mjet të tillë fluturues duke shënuar më shumë se 138 orë në ajër.
Pilotët Troy Bradley dhe Leonid Tiukhtyaev përshkuan oqeanin Paqësor, një distancë prej 8465 km. Ata u nisën nga Japonia me destinacion SHBA, por për shkak të motit të keq u ulën në Meksikë pasi qëndruan në ajër për 138 orë e 45 minuta, duke thyer rekordin e vendosur në vitin 1981.
Piloti amerikan dhe ai rus përshkuan një distancë prej 5,260 miljesh, duke thyer me diferencë të vogël rekordin e mëparshëm prej 5,209 miljesh.