Brenda 24 orëve Kosova ka humbur edhe 13 qytetarë si pasojë e infeksionit me coronvirus, duke çuar në numrin e përgjithshëm në 269 vdekje.

Sipas raportit të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike personat e vdekur kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Tutje nga rezultatet e IKShPK-së bëhet e ditur se sot janë shënuar edhe 225 raste të reja me SARS-CoV- 2 nga 477 mostrat e marrura, si dhe janë shëruar 201 të tjerë.


Deri më tani në nivel vendi janë infektuar edhe 9274 persona, 5190 prej tyre janë shëruar.