Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e radhës të saj.

Në këtë mbledhje online pas shqyrtimit është aprovuar nga kabineti qeveritar edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shpronësimin e 121 veprave të artit të autorëve bashkëkohorë, të cilat ndodhen në objektin e Hotelit Grand i cili është nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Këto vepra të artit do të barten në Galerinë Kombëtare të Kosovës e cila do të përkujdeset për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.